Humbi jetë në burg pasi akuzohej se ndihmoi terroristin e Nicës, familja e shqiptarit: Djalin e vranë francezët

Vetëm pak ditë më parë Aleksandër Hasalla ka ndërruar jetë në një qeli burgu në Francë. Familjarët e tij në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 kanë dyshime të forta për vetëvrasje duke akuzuar shtetin francez se ka gisht në vdekjen e tij.zemra-e-hapur-1

Ata thonë se ai shkoi fillimisht me bashkeshorten dhe kërkuan azil për të nisur atje se bashku një jetë të re. Pas ardhjes në jetë të djalit, shteti francez kërkoi kthimin e tyre mbrapsht në atdhe dhe kështu bënë u rikthyen të tre.

Më pas në dhjetor 2016 Aleksandri ka shkuar për tu interesuar për dokumentat e të birit. Ne 12 dhjetor 2016 para se të kthehej policia e ka ndaluar, ai akuzohej se kishte shitur armen e cila u përdor në masakren e ndodhur në Nice ku mbeten të vrarë e të plagosur me dhjetëra persona.

Aleksandri ka insistuar fort se ishte i pafajshëm, por gjate qëndrimit ne burg ai dergonte shume letra tek familjaret. Nder te tjera ai theksonte gjendjen e renduar shpirtërore dhe mallin që kishte për familjen dhe mbi te gjitha për të birin.

Familjaret e tij nuk e pranojne kurrsesi versionin e vetëvrasjes madje ata thonë se shteti francez e ka vrarë Aleksandrin. Ata kërkojnë të vërtetën dhe deri më tani askush nuk ju thotë asgjë.

“Ne ishim në shëtitoren e Nice-s kur ndodhi sulmi terrorist. Do shkonim të shihnim fishekzjarrët. Edhe ne mund të ishim vrarë. Ishim bashkë me djalin e bashkëshortin. Aleksandri punonte, dhe atje u njoh dhe me çiftin që gjoja ka shitur armën. Unë nuk e njoh çiftin shqiptar. Mbaj mend që u kthyem nga mesi i gushtit, më sollën letër që të largohesha nga Franca dy ditë pasi linda. Nëse do qëndronim do ishte me dënim. Aleksandri u rikthye më 19 shtator për të marrë çertifikatën e djalit, ta regjistronim që ne më pas të shkonim sërish atje. Aleksandri nuk kishte asnjë lidhje me atë që ndodhi. Kur erdhi prapë në Shqipëri më solli certifikatën e djalit për të bërë pasaportën. Atje u ndalua dhe më thanë që u arrestua se ka shitur armë. Pas një muaji, më mori në telefon dhe më tha që as vetë nuk e kuptonte pse ishte arrestuar. Në mars të këtij viti dukej në gjendje të depresionuar,” tha bashkeshortja e tij Liliana.

“E eliminuan për 2-3 muaj, i ngulën gjilpërë,” tha vëllai i Aleksandrit.

Çfarë thoshte avokatja për Aleksandrin?
Motra e Aleksandrit: “Ajo thoshte që kishte dyshime, jo se ishte e përfshirë. Ajo ishte e bindur që ishte i pafajshëm dhe thoshte që do bënte të pamundurën për ta shpëtuar. Na telefonuan nga Parisi dhe na thanë kur mund të sjellim trupin, kur ne e kemi varrosur. I thashë drejtoreshës së burgut atje që pse nuk e vëzhgonit një person që ishte në depresion. Ajo më tha që vetëm një orë vëzhgohej. Nuk e di pse s’e dinin që trupin e kishim marrë dhe ne e varrosëm në Peqin. Avokatja e tij s’e dinte fare që ai kishte ndërruar jetë”.

*Në masakrën e Nisës dy vite më parë humbën jetën 86 persona pasi një terrorist u fut me kamion mes turmës së njerëzve.Aleksander Hasalla u arrestua pasi dyshohet se i ka dhënë një armë terroristit Lahouaiej-Bouhlel që kreu sulmin. Sipas policisë faranceze Hasalla e kishte marrë nga një çift shqiptar.

BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *