Këta janë katër trajnerët që dështuan dhe mund të shkarkohen menjëherë pas përfundimit të kampionatit botëror, shkruan GazetaBlic
Jorge Sampaoli – pas paraqitjes së dobët të Argjentinës në fazën e grupeve, ku në dy ndeshjet e para ata ka arritur vetëm një pikë.
Didier Deschamps – përkundër lojtarëve cilësor që posedon në skuadër, Deschamps nuk arriti që të dëshmojë që është një prej pretendentëve kryesorë për sa i përket titullit të kampionit.
Joachim Low – edhe pse Gjermania para fillimit të kampionatit botëror është parë si pretendenti kryesor për sa i përket ruajtjes së titullit, një gjë e tillë nuk u dëshmua.
Adam Nawalka – Kombëtarja polake nuk arriti që ta kalojë as fazën e grupeve dhe ky dështim nga ana e polakut Nawalka, shumë shpejt do të rezultojë edhe me shkarkimin e tij nga detyra si i pari i kombetarës së madhe.