VIDEO/ Kryebashkiakja e Sarandës humbet qetësinë dhe i bie tavolinës

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka ka demonstruar momente të humbjes së qetësisë. Ndërsa me anë të një vendimi, Bashkia ka vendosur largimin e tregtarëve ambulantë, ata kanë kërkuar një takim, por gjatë fjalës së saj, Koka është parë disa herë që të nervozohet, dhe i ka rënë dhe tavolinës.

Pjesë nga debati

Koka: Kur shet mallra, le të vij tek vendi që është vendosur. Nuk ka vend për njerëz të llastuar në këtë qytet, ka vend për njerëz punëtorë. Të do dalësh fare, se unë e kam marrë këtë vendim, dhe ta pranosh këtë zgjidhje. Qyteti nuk është vendi juaj është vendi i të gjithëve. Prandaj ju kemi bërë atë vend që është mrekullueshëm. Të llastuarit le të rrinë në shtëpitë e tyre.

Qytetarja: Ti ke ardhur dje në qytet.

Koka: Unë erdha dje?!

Qytetarja: A e ke parë atë tregun tonë?

Koka: Atë tregun që e keni bërë paçavure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *