Punë ka por duhen profesionistë, 100 të burgosur punësohen në një fasoneri

Rreth 100 të burgosur në qendrën e vuajtjes së dënimit në Berat, kanë një mundësi punësimi. Këtë mundësi e siguron hapja e një rrobaqepësie ku prodhohen çanta për një biznes privat. Në kuadër të nismës për nxitjen e punësimit të burgosurve, janë punësuar rreth 100 të burgosur.

Në ceremoninë e inaugurimit të rrobaqepësisë mori pjesë zëvendësministri i Drejtësisë, Tani Gogu, i cili tha se kjo nisëm ka për qëllim, rehabilitimin e të burgosurve për ti përgatitur ata që pas vuajtjes së dënimit të jenë pjesë e tregut të punës.

Të burgosurit me herët i janë nënshtruar një kursi rrobaqepësie, ndërsa tani ata mund të punojnë për të prodhuar çanta për një biznes privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *