Belgjikë-Tunizi/Ndeshje e çmendur, 4 gola në pjesën e parë, “shpërthen” Lukaku

Belgjikë-Tunisi ka qenë një ndër ndeshjet më të bukura të këtij botërori, të paktën në pjesën e parë.

Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë belgët, ku në minutën e gjashtë shënuan me anë të Hazard nga penalltia.

Pas vetëm 10 minutash Romelu Lukaku ka dyfishuar rezultatin.

Por, pas vetëm disa sekondash është kundërpërgjigjur Tunizia duke ngushtuar rezultatin.

Takimi ka pasur edhe shumë raste të tjera në pjesën e parë por duhej minuta e 45 +4 që të shënohej edhe goli i katërt me realizues Lukakun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *