Fluksi i emigrantëve/ Dynden në Shqipëri 600 refugjatë nga Siria, Irani dhe Pakistani

Numri i emigranteve të huaj të cilët vijnë nga zonat me konflikt lufte sa vjen e shtohet. Vetëm në tre muajt e fundit në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar rreth 140 emigrantë të paligjshëm të ardhur nga vende si Siria, Irani, Pakistani etj. Ata kanë kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe janë futur në fshatrat kufitarë, kryesisht Vërnik dhe Trestenik.

Sirianët janë kapur në grupe prej 10 ose 20 personash, të cilët menjëherë shoqërohen në komisariat për marrjen e të dhënave. Pas regjistrimit në Drejtorinë e Emigracionit, këta shtetas nisen drejt qendrës së azilkërkuesve në kryeqytet me mjete të policisë, të shoqëruar nga forcat e rendit.

Një situatë e tillë është prezente edhe në Kakavijë, por numri i refugjatëve që vijnë nga vendet e lindjes është më i madh, kjo shifër sipas një përllogaritje arrijnë deri në 400 persona të cilët janë futur nga kufiri i gjelbër, por shifra zyrtare nuk ka nga drejtoria e kufirit në Gjirokastër.

Nuk kanë munguar edhe rastet ku këta emigrant janë udhëhequr nga shtetas shqiptar të cilët i kanë transportuar nëpër territorin e Shqipërisë më pas në Malit të Zi e për destinacion final vendet e tjera të BE si Gjermania, Austria apo edhe Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *