Kampionati Botëror është futur në fazën e tij më të nxehtë, ndërkohë që tifozët po e shijojnë në maksimum.
Natyrisht, ka edhe nga ata që duan ta shoqërojnë ndeshjen duke pirë ndonjë gotë,por fatkeqsisht alkooli është i ndaluar në stadium.
Gjithsesi një tifoz kolumbian ka gjetur mënyrën për ta futur në mënyrë klandestine, edhe pse masat e sigurisë dhe kontrrolet janë maksimale.
Ai ka përdorur një palë dylbi false për ti mbushur me alkool,të cilin e kosumonte me miqtë e tij brenda stadiumit ku luante Kolumbia me Japoninë.