Cristiano Ronaldo dhe skuadra e tij po kërkojnë triumfin e ngjashëm me atë të Euro 2016, që do të thotë se ai duhet të qëndrojë i fuqishëm dhe i palënduar gjatë kampionatit.
Për ta bërë këtë, 33-vjeçari duhet të bëjë ushtrime dhe të llogarisë kaloritë që i konsumon çdo ditë.
Ronaldo thotë se një nga sekretet e suksesit të tij është “ushqimi me orar” dhe ka pranuar se han rreth gjashtë herë në ditë. Për drekë ai besohet se han gjellën e tij të preferuar, e cila bëhet me qepë, patate, vezë dhe merluc.
Ronaldo thotë: “I evitoj të gjitha gjërat që janë të këqija për mua, si alkooli, pijet me sheqer dhe ushqimet e përpunuara. Fokusohem më shumë në ushqime më pak të përpunuara, si fruta dhe perime të freskëta”.