Zbulohet shkaku i plagosjes së prindërve, ja kush e ndihmoi djalin në krim (DETAJE)

Detaje të tjera zbulohen për krimin e sotëm në një familje në Durrës, ku djali 25-vjeçar qëlloi me thikë, në banesën ku jetonin, nënën dhe babanë pas një sherri.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, Hajri Neziri ka plagosur prindërit pas sherrit për pronësinë e shtëpisë, në hyrje të qytetit.

Po ashtu, nga hetimet paraprake dyshohet se i riu ka bashkëpunuar edhe me bashkëshorten për të vrarë nënën dhe babanë.

Pas ngjarjes, dy të moshuarit 75-vjeçari Destan dhe 64-vjeçarja Asije Neziri u transportuan me urgjencë në spitalin e qytetit rajonal, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën. Rreth një orë pas ngjarjes 25-vjeçari dhe nusja e tij u dorëzuan në Policinë e Tiranës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here