U dëmtua në stërvitje, Brazili merr vendimin përfundimtar për Neymar

Neymar u kthye në stërvitje me Brazilin në Kupën e Botës. Seanca ka qenë me dyer të mbyllur, por Federata Braziliane e Futbollit ka nxjerrë në “Twitter” pamjet e Neymarit duke punuar me grupin e lojtarëve të trajnerit Tite.

Neymar nuk konsiderohet si një dyshim për ndeshjen e dytë të Grupit E të Brazilit kundër Kosta Rikës në Shën Petersburg të premten.

Kujtojmë që ditën e djeshme Neymar la përgjysmë stërvitjen për shkak se ndjente dhimbje në kyçin e këmbës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here