Një 35-vjeçar vdiq tragjikisht pasi u rrëzuar nga një ujëvarë në Jug të Indisë, teksa përpiqej të bënte një foto. Video tregon Ramjan Usman Kagji, nga Ghatprabha, duke u ngjitur në shkëmbin e ujëvarave të famshme të Gokak, në destinacionin popullor turistik të Karnataka.
Ai shihet poshtë shkëmbit të ujëvarës, kur papritmas rrëshqet dhe bie. Dëshmitarët okularë thanë se Kagj kishte filluar të ecte nëpër shkëmbin e ujvarës, në mënyrë që të merrte një pamje më të mirë për fotografi.
“Unë mund të shihja nga gjestet e duarve që shokët e tij po e nxisnin atë për të lëvizur më tutje, pasi donin të kapnin një pamje më të mirë në fotograf,i dhe më vonë të ngarkonin në mediat sociale.
Pas aksidentit, kur u afruam afër vendit ku ra, ne dëgjonim miqtë e tij teksa thonin: Ai nuk do të kishte humbur jetën nëse do të shtyhej në një kënd më të mirë”, ka thënë dëshmitari okular.