Qeveria nuk heq dorë nga PPP-të, ja rrugët që do të bëjë me pagesë

Trafik i renduar i makinave ne autostraden Tirane-Durres, nga dalja e Tiranes deri ne Kashar./r/n/r/nHeavy car traffic, along the higway Tirane-Durres.

Një pjesë e rrugëve në vend do të jenë me pagesë për qytetarët. Këtë e ka pohuar ministri Damian Gjiknuri. Rruga e Arbrit është e para që u dha për t’u ndërtuar me koncesion sipas programit një miliard euro të qeverisë, ku paratë e ndërtimit sigurohen nga privati dhe më pas ky borxh paguhet nga buxheti i shtetit.

Në listë janë së paku dhe 3 akse të tjera. Thumanë-Kashar, që po shkon drejt përmbylljes së tenderit; Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane; si dhe rruga Orikum-Himarë.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri tha se pasi të përfundojnë këto rrugë do të taksohen.

Një pjesë të riskut e merr shteti nëpërmjet alokimeve buxhetore, por një pjesë të riskut nesër do ta marrin edhe përdoruesit e rrugës, që do të thotë që përdoruesit e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastrukture jashtëzakonisht më të përmirësuar nga pikëpamja e standardeve”, tha Gjiknuri.

Deklarata e ministrit bie ndesh me precedentin “Rruga e Kombit” e cila nuk u ndërtua nga privati por nga shteti dhe sërish qytetarëve u kërkohet të paguajnë një taksë të lartë për mirëmbajtjen e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here