Plagosi me thikë prindërit, djali vetëdorëzohet në polici (EMRI)

Pas më shumë se 1 orë pas ngjarjes së rëndë, 25-vjeçari Hajri Neziri është vetëdorëzuar në polici. Rreth orës 14:45 të ditës së sotme, ai plagosi me thikë prindërit e tij në banesë.

Nuk dihen shkaqet që çuan të riun të bënte një gjë të tillë ndaj prindërve, të cilët mësohet se kanë qenë arsimtarë.

Dëshmitarët kanë thënë se fillimisht u dëgjuan zëra, dhe më pas të bërtiturat e prindërve që u përballën me agresionin e djalit të tyre.

Dëshmia e tij do të shërbejë për të zbardhur motivet e ngjarjes. Ndërkohë, prindërit e tij, Hasije dhe Destan Neziri, vijojnë të jenë në spital.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here