Kampi i emigrantëve/ Duka-Ramës: Bëj transparencë, ke bashkëqeverisje me shqiptarët jo me sirianët

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka reaguar pas lajmit se në Shqipëri do të ndërtohet kampi për pritjen e 600 mijë emigrantëve sirianë dhe të ish-luftëtarëve të ISIS-s.

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Duka i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe qeverisë që të bëjnë transparente se çfarë po ndodh, dhe mos veprojnë njësoj siç bëri me armët kimike apo me mbetjet.

Postimi i Agron Dukës: 

Të dashur miq,
Po ndjek me shqetësim debatin mbi ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. Sikurse ka ndodhur shpesh herë përgjatë viteve të fundit, çështje të rëndësishme, dhe me impakt ndërkombëtar, po trajtohen në fshehtësi dhe në mungesë totale të transparencës nga ana e mazhorancës.

Nisur nga precedentët negative të importit të armëve kimike siriane dhe importit të mbetjeve, rreziku që të gjendemi përballë një fakti të kryer është shumë i madh.

Sigurisht ne kemi qenë dhe mbetemi një popull migruesish, dhe si komb e njohim fort mirë rëndësinë e mikpritjes.
Megjithatë, një hapje e përmasave të diskutuar në mediat ndërkombëtare, do të ishte përtej çdo proporcionaliteti dhe kapaciteti të vendit tonë.

Në këto rrethana, nëse bashkëqeverisja është më shqiptarët dhe jo me sirianët, është jetike, për stabilitetin dhe imazhin e vendit, që diskutime të tilla të zhvillohen në mënyrë të hapur dhe transparente, duke përshirë të gjitha sferat, institucionale dhe shoqërore, përpara se të merren vendime që mund prodhojnë efekte negative afatgjata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here