FOTO & EMRI/Adoleshenti shqiptar i zhdukur prej 20 ditësh, policia britanike kërkon ndihmë

Një adoleshent shqiptar rezulton i zhdukur prej rreth 20 ditësh në Britani. Mediat vendase raportojnë se adoleshenti që është denoncuar si i humbur është Eduart Deda, 16 vjeç.

Ai është parë për herë të fundit në banesën e tij në Ëorthing në 29 maj, ora 21:30. Nuk dihet ende nëse shqiptari është me dokumente të rregullta apo ka hyrë ilegalisht në Britani.

Siaps medieve britanike, të cilat i referohen policisë vendase, mësohet se, “16-vjeçari është i gjatë 1.72 m, i dobët dhe ka një shenjë në dorën e tij të majtë”. “Ai flet anglishten me dialekt, dhe kishte veshur një xhaketë të zezë me zinxhir, bluzë të bardhë e xhinse”.

Policia britanike kërkon ndihmë për këdo që ka informacion për 16-vjeçarin të kontaktojë në numrat e telefonit te policisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here