U shtrua me urgjencë në spital, zbulohet nga se vuan deputeti i PS

Kryeministri Edi Rama pak më parë njoftoi se deputeti i PS Paulin Sterkaj është në gjendje të rëndë pas një “befasie shëndetësore” siç e cilësoi ai.

Sakaq, newsbomb.al mëson se çfarë i ka ndodhur konkretisht Sterkajt.

Mësohet se në orën 10:00, të mëngjesit të sotëm, Sterkaj ka pësuar ishemi cerebrale. Menjëherë është dërguar për në spital ku kanë shkuar me urgjencë, edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.

Shqetësimet shëndetësore kanë nisur që dje për deputetin por sot pësoi goditjen teksa kishte dalë me disa miq. Mësohet se Sterkaj aktualisht po i nënshtrohet rezonancës.

Në orët në vazhdim priten informacione më të detajuara rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *