Rrëmbehet gazetarja e RTSH në mes të kryeqytetit

Një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dyshohet se është rrëmbyer sot në Prishtinë. Një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës thotë se është rrëmbyer një person, në makinë e së cilës është gjetur një kartë identiteti e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

“Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:
Gruaja telefonon policinë, kanë hyrë hajdutët në shtëpi, arrestohet shqiptari
Në të njëjtin raport, Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një veturë e cila besohet që i takon personit të kidnapuar. Brenda kësaj veture, Policia gjeti kartën e identitetit të një gazetareje të RTSH-së.

“Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *