Isco: Nuk do t’i flas më Ronaldo-s!

Iso pretendon se nuk do të flasë më Ronaldo-n pasi shoku i tij i ekipit te Real Madrid shënoi një tripletë për Portugalinë ndaj Spanjës në Kupën e Botës.

Derbi iberik pritej të kishte shumë gola dhe emocione dhe ashtu ndodhi. Në fund ndeshja përfundoi në barazim 3-3.

“Nuk do t’i flas më pas asaj që na bëri atë ditë.

“Ai nuk ka një përqindje të madhe të goditjeve standarde, por është në ditën e tij më të mirë…

“Dy golat e parë i dhanë vetëbesim për të kërkuar tripletën.”

Pas barazimit në ndeshjen e parë, Spanja ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të sigurojë kualifikimin, sidomos pas largimit të trajnerit vetëm disa ditë përpara debutimit të ekipit në botëror.

“E pranoj se ishte një situatë e komplikuar për ne, por besimi dhe shpresa që ka skuadra kalon çdo pengesë.

“Mendoj se kemi treguar pjekuri me mënyrën se si e kemi përballuar situatën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *