60-vjeçari në Shkodër u ekzekutua nga vrasës me pagesë? Dyshimet e policisë (DETAJE)

Specialisti i bravave, Mehdi Kavaja, 60-vjeçari nga Shkodra, dyshohet se është ekzekutuar nga vrasës profesionistë.

Një dyshim të tillë kanë ngritur hetuesit nisur nga rrethanat e krimit, por ndërkaq ende nuk ka një pistë ku po hetohet në lidhje me këtë krim. 60-vjeçari me profesion axhustator, u qëllua nga një armë lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar.

Të afërmit mohojnë që njeriu i tyre të ketë pasur ndonjë konflikt, çka vështirëson hetimin. Mehdi Kavaja, ishte një riparues dyersh makinash dhe bravash prej vitesh në Shkodër.

Ai ndodhej i vetëm në punishten e tij në lagjen Tophane, ku edhe u gjet i pajetë. Të afërmit i thanë policisë se rreth orës 15:30 të të hënës kishin dëgjuar një krismë, por nuk dyshuan.


(Vendi ku u gjet i pajetë 60-vjeçari në Shkodër)

Fillimisht u dyshua për një hemorragji celebrale, por pas kryerjes së trupit u vërejt një plagë pas kokës nga edhe u gjet një plumb. Deri tani nuk ka një pistë kryesore të hetimit pasi nga verifikimet Kavaja nuk njihej si një person me konflikte te hapura.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here