Zinedine Zidane befasoi botën e futbollit muajin e kaluar duke njoftuar largimin e tij nga Real Madridi. Pas 3 triumfeve radhazi në Champions League, trajneri francez u tërhoq në mënyrë të papritur nga drejtimi i Realit të Madridit.
Por ndërsa jemi në muajin e zjarrtë të futbollit, ku janë duke ndeshjet e Botërorit “Rusi 2018” Zidane duket se është larguar thuajse tërësisht nga sporti më i bukur në botë.
Ai ka zgjedhur Ibizan për të kaluar disa ditë relaksi me bashkëshorten e tij, Veronique. Dhe sigurisht që pas 3 triumfeve radhazi në Champions League, këto pushime janë mëse të merituara për Zinedine Zidane shkruan Daily Mail.