Gafur Mazreku “Qytetar Nderi” i Hasit, reagon PD: Akt kriminal i Ramës!

Partia Demokratike ka dënuar vendimin e këshilltarë të PS në bashkinë e Hasit për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi” ish-deputetit Gafur Mazreku, i cili në 1997 plagosi ish deputetin e PD Azem Hajdarin në seancën e Parlamentit.

Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Gent Strazimiri akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama për marrjen e këtij vendimi kriminal sic e quajti ai.

Deklarata e Gent Strazimirit

Në një akt të pashembullt dhe kriminal, Edvin Kristaq Rama shpalli sot Qytetar Nderi të Hasit atentatorin e Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari. 

Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarrjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij. 

Prandaj, Edvin Kristaq Rama nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati!

Partia Demokratike e konsideron atë vetë, autorin e vendimit kriminal që nderoi me titullin më të lartë atentatorin e Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, që bashkë më studentët dhe qytetarët e Tiranës, rrëzuan regjimin e etërve të këtyre që drejtojnë sot vendin.

Vendimi për të nderuar vrasësin e Azem Hajdarit është gjest revanshi i bijve të kupolës së bandës së xhahilëve, që sundoi për 46 vjet mbi gjakun e këtij populli;

Është vendim i Edvin Kristaq Ramës, i Ditmir Sulejman Bushatit, i Ilir Hamit Beqjes, i Ministrit të Brendshëm të Ramiz Alisë, Gramoz Ruçi, i hetuesit torturues të komunizmit kundër Lëvizjes Studentore Fatmir Xhafaj, e i sa e sa të tjerëve, oficerë Sigurimi e persekutorë e vrasës, të genit më të mirë të këtij kombi.

Vendimi i Edvin Kristaq Ramës për të nderuar atentatorin e Azem Hajdarit është: 

  • Rilindje e mëkateve, krimeve monstruoze, perversitetit, injorancës
  • Rilindje e së shkuarës më të përgjakshme të këtij vendi.
  • Rilindje e anti-Evropës, anti-Amerikës, anti-Perëndimit, i ‘politikës’ së etërve.
  • Rikonfirmim i politikës së kriminelëve dhe kriminalizimit deri në memorie. 

Edvin Kristaq Rama që sot përpiqet të lajë duart si Pilati, është urdhërdhënësi, frymëzuesi dhe projektuesi i këtij vendimi kriminal, që rrënon çdo shpresë për rikthimin e një situate normale politike në vend. 

Është ai, i njëjti, që ne cilësinë e Kryebashkiakut të Tiranës, e njëkohësisht të kreut të PS, refuzoi 2 m2 vend për bustin e Azem Hajdarit, duke e konsideruar atë “ndërtim pa leje”!

I biri i vrasësit të Havzi Nelës, duhet ta dijë se po shkon me shpejtësi drejt një, dhe vetëm një fundi të pashmangshëm, fund në të cilin do ta marrë përgjigjen, në emër të të gjallëve dhe të të vdekurve të kësaj partie, e që po e kërkon me ngulm!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here