Sulmi në Moskë nuk ishte terrorist, zbulohet pse taksisti hyri mes turmës

Shoferi i taksisë, i cili kishte hyrë sot në trotuar në qendër të Moskës, jo shumë larg Sheshit të Kuq, nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, por ra në gjumë në timon, kanë thënë burime nga shërbimi emergjent për mediat ruseTetë vetë u plagosën në incident, duke përfshirë tifozët që erdhën në Kupën e Botës

Burimet i thanë agjencisë TAS se shoferi i taksisë nga Kirgistani, ishte duke qëndruar në Rusi ligjërisht dhe kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për punë.

Fillimisht u dyshua për sulm terrorist, por mediat ruse tani i japin kah incidenti këtij rasti.

Megjithatë, kjo duket jo shumë e besueshme, por më shumë si strategji e shtetit rus që të mos ngjallë frikë te tifozët, gjë që do të ndikonte në numrin e turistëve, përmes të cilëve Rusia pretendon të i sjellë përfitime financiare ekonomisë së vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here