Moti për sot parashikohet me kthjellime dhe dendësim të vranësirave në mesditë dhe pasdite.
Sipas shërbimit meteorologjik, prej orëve të mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht breshër i izoluar.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim-Juglindje 1-10 m/sek ndërsa deti i forcës 3 me lartësi dallge 1.8 metër. Parashikohen edhe mjegullinë për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore – 12/29 gradë C;
Vendet e Ulta – 14/32 gradë C;
Vendet Bregdetare – 16/30 gradë C.