Detaje/ Kush është gruaja që ekzekutoti burrin në mes të tregut

Gruaja që vrau burrin udhëtoi nga Rrësheni në Milot me armë në makinë.  Konfliktet e shumta në familjen Donaj përfunduan me vrasje mëngjesin e kësaj të diele në Milot.

Kujtim Donaj, babai i një vajze 14 vjeç dhe i një djali 7 vjeç u ekzekutua me 4 plumba pistolete nga bashkëshortja e tij, Violeta.

Gruaja që shihni në foto, është edhe autorja e krimit që i mori jetën të atit të dy fëmijëve të saj. Ajo u arrestua aty prane vendit te ngjarjes.

Sipas të dhënave policore mësohet se gruaja udhëtoi e vetme nga Rrësheni drejt Milotit me makinën e saj dhe aty ka hyrë në treg duke shkuar drejt e te tezga ku shiste i shoqi.

Qëlloi mbi të pa shumë sherr, aq sa edhe tregtarët e tjerë e paten të pamundur të kuptojnë çfarë e shtyu gruan t`i merrte jetën kolegut të tyre.

Referuar të dhënave nga qyteti i Rrëshenit, vend në të cilin banonte familja Donaj, konkretisht Kujtimi me bashkëshorten,  vajzën e djalin e tyre, tregohet se ata njihen për familje të urtë.

Fqinjët e pallatit ku banonin Donajt bëjnë me dije se në fakt, Violeta ishte tip i mbyllur dhe nuk kishte shoqëri të hapur me banorët.

Ajo shiste edhe vetë rroba, por në Rrëshen. Kurse të dielave, burri i saj Kujtimi merrte rrobat dhe zbriste në Milot ku kishte një tezge të vetën, pikërisht aty ku iu mor edhe jeta.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet ndërsa ende nuk është bërë e mundur të merret dëshmia e gruas.

Do të jetë vajza e çiftit, Enxhi, që do të hedhë dritë mbi gjithçka ka ndodhur në familjen e saj, që solli edhe këtë ngjarje tejet të rëndë. Zërat e para flasin për sherre mes çiftit për shkak se kryefamiljari pinte alkool.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here