Merr fund “telenovela”, Sabjen Lilaj është zyrtarisht futbollist i Qabalës në kampionatin azerbajxhanas. Mesfushori korçar është larguar nga Skënderbeu pas përfundimit të kontratës dhe ka firmosur me skuadrën e re për 2 vite ku do të përfitojë 500 mijë euro.
Kalimi i Lilajt te Qabala u mundësua nga menaxheri Franci Bode. Sulmuesi ka firmosur sot kontratën dhe është prezantuar me klubin azer.
29-vjeçari nga Maliqi, ishte pjesë e Skënderbeut që prej sezonit 2012, ndërsa tani do të largohet për një aventurë të re në kampionatin azerbajxhanas.
Lilaj është pjesë dhe e ekipit Kombëtar, ku është aktivizuar 14 takime me fanellën kuqezi. Kujtojmë që për mesfushorin, interesoheshin edhe klubet si Palermo, Karabak dhe Neftçi, por oferta e Qabalës ka qenë e pa rezistueshme. Qabala u rendit në vendin e dytë në sezonin që sapo u mbyll dhe do të marrë pjesë në Ligën e Europës./Panorama/