Rudina Dembacaj është kthyer në një prej aktoreve të preferuara të publikut shqiptar dhe emisionin e fundit në Ora News i ka shtuar edhe më shumë popullaritetin.
Sot është një zonjë mjaft e hijshme, me forma trupore të rrumbullakosura e për t’u pasur zili por më parë ajo ka qenë mbipeshë.
Vetë Rudina ka treguar se peshonte rreth 88 kilogramë dhe falë një diete të mirë ka arritur të fitojë trupin e dëshiruar.
Në Pasdite në TCH Rudina tregon:
Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që çdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme. Konsumoja supa nga më të ndryshmet dhe super sallata.
Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme. Nuk e njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shëndetshme. Eliminova çdo lloj pije me gaz dhe alkoolike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri).
Bëra ca truke të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë dietës.
Sekreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve. Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm. 3 herë në javë, dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio. Vetëm pas tre muajsh, pata një rezultat befasues”.