Lionel Messi ishte protagonisti i kualifikimit të Argjentinës në Botëror, por sot kapiteni i ‘albiçelestëve’ në ndeshjen e parë të “Rusi 2018” kundër Islandës gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë që takimi të mbyllet me shifrat 1-1.
Në 7 penalltitë e fundit si me Barcelonën ashtu edhe me Argjentinën Messi ka arritur të shënojë vetëm 3 prej tyre. Ndërkohë në të gjithë karrierën e tij, në 103 penallti 31-vjeçari ka gabuar 24.