Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Levan-Vlorë gjatë mëngjesit të sotëm.
Në momentin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ka pikasur flakët dhe ka dalë nga automjeti duke u larguar.
Shërbimi zjarrëfikës ika mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shuarjen e flakëve në mjet.
Policia dyshon paraprakisht se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.