Shembja e Teatrit, të rinjtë e FRPD qëllojnë Erjon Veliajn me vezë/VIDEO

Një incident ka ndodhur sot para fillimit të takimit të Erion Veliajt me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar. Para se të hynte në takim në ambientet e një hoteli në qendër të kryeqytetit, të rinj të PD-së i kishin zënë ‘pritë’ dhe një prej tyre qëllon me vezë.

Mes personit që goditi drejt kryebashkiakut dhe personave që shoqëronin Veliajn, ka pasur edhe kontakt fizik.

Të rinjtë e FRPD protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar që sipas tyre do të bëhet në favor të ngritjes së kullave të klienteve të Rames dhe Veliajt. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon sot një dëgjesë me artistët që kërkojnë mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *