Victoria Beckham zbulon sekretin qesharak për linja perfekte trupore

Victoria Beckham është një ikonë mode e cila drejton kompaninë e saj me shumë pasion dhe vullnet, është nëna e 4 fëmijëve dhe gruaja e një bashkëshorti të cilin nuk e ka çdo ditë pranë vetes për shkak të angazhimeve profesionale.

Së fundmi, ajo është pyetur se si ja del të ketë linja kaq perfekte trupore me kaq pak kohë në dispozicion për veten dhe përgjigja që ajo dha ishte epike.

“Është shumë e thjeshtë” ,-Tha Victoria. “Zgjohem në mëngjes, shoh që kam një burrë kaq të bukur në krah, trembem se mos ma marrin dhe kështu më ikën oreksi për të ngrënë”.

Javë më parë u aludua se çifti i famshëm do i jepnin fund martesës së tyre dhe sa i përket këtyre thashethemeve, Victoria i hodhi poshtë menjëherë duke thënë se janë një mal me gënjeshtra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *