Thomas Muller jep këtë premtim nëse fiton Kupën e Botës

Thomas Muller i ka vënë syrin një tjetër kupe bote. Dhe premton se pasi ta ketë ngritur edhe njëherë në qiellin e Moskës, do të kalojë një natë të shthurur, duke parë sportin e tij të preferuar, atë të goditjes me shigjeta në Pallatin “Aleksandra” në Londër.

Sulmuesit gjerman i duhen 7 gola në Rusi që të bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Botërorit, por ai është më shumë i përqendruar për të mbrojtur trofeun që fituan 4 vite më parë në Brazil.

“Kur jemi në grumbullim me Gjermaninë qëndrojmë në hotel dhe normalisht ruajmë rastin për të dalë jashtë dhe luajmë tenis apo golf. Luajmë edhe pak me shigjeta. Unë jam një tifoz i madh i këtij sporti dhe Mikael Van Gerven është i preferuari im. Do më duhet të pres deri në fund të Botërorit, pasi kur të fitoj kupën do pi 20 birra”, thotë Muller.

Në çerekfinale, Gjermania mund të takohet me Anglinë: “Është OK për ne. Do ta shohim pas turneut nëse kjo është një Angli e re apo jo. Për ne është e rëndësishme të dalim nga grupi dhe në fazën me eliminim direkt mund të ndodhë gjithçka. Kjo vlen edhe për Anglinë e re”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *