Teatri me kulla i Lali Erit, kryebashkiaku tallet dhe përçan artistët…

Nga Boldnews.al

Pas reagimit masiv të artistëve që janë shprehur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjës pranë saj të shtatë kullave, Erion Veliaj tallet keaqs me artistët. Ai u soll si një artist i vërtetë sot, një aktor i lindur për mashtrim. Shfaqjen e kishte planifikuar në sallën e mbledhjeve brenda ambienteve të kullës më të madhe të Tiranës, si për të treguar se ju flisni, unë bëj sikur ju dëgjoj dhe në fund jam unë dhe Edi Rama që vendosim. Që në fakt e kanë vendosur… Teatri do të shembet dhe klithjet e aktorëve janë krejtësisht të kota, për aq kohë sa situatën në duar e ka marrë kryeaktori më i madh i të gjithë kohërave, Erion Veliaj.

“Ju propozoni idetë tuaja dhe jam këtu për t’ju dëgjuar dhe të dialogojmë në të mirë të kulturës dhe zhvillimit të qytetit”-deklaroi Veliaj. Në të vërtetë vendimi është marrë prej kohësh, ku teatri do të rrafshohet me tokën. Anash tij, duke ia marrë hapësirën do ngrihen shtatë kulla (grataçela) të mëdha dhe për “kompensim” artistëve u është premtuar një teatër i ri me hapësira të bollshme, por që do të mgjajnë si një kjoskë kinkalerishë pranë shtatë kullave.

Disa nga aktorët dhe regjisorët kundërshtuan hapur, duke mos i besuar më fjalëve të Lali Erit, por skenari i kryebashkiakut ishte brilant, ku bashkë me aktrimin e tij, futi në skenë aktorë të tjerë që i mbajtën “ison”, këtij heroi protagonist. Arriti të përçante trupën e aktorëve dhe në fund u ofroi mundësi të tjera diskutimesh. Gjithçka po ndodh për një vendim të marrë, por Erion Veliaj në këtë rast po bën rolin e një të zgjedhuri që para se të marrë nisma diskuton me grupet e interesit.

Takimi i sotëm me artistët ishte një shfaqje me dy seri, ku përfundimi i këtij filmi është i qartë: Teatri do të prishet, hapësira prej 7 mijë metrash katrorë truall do të shërbejë për ngritjen e shtatë kullave dhe në fund Lali Eri dhe kryeministri do të jenë të parët që do inagurojnë punimet e shtatë veprat “madhore” dhe një teatri kioskë. Aktori  më i madh i të gjithë kohërave Erion Veliaj do ketë gjithnjë kohë për të ofruar shfaqjen e tij të radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *