‘Teatri’, artistët-Veliajt: Jemi kundër cenimit arbitrar të godinës dhe kundër PPP-së

Ka nisur takimi i artistëve që janë kundër shembjes së godinës të Teatrit Kombëtar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Përfaqësuesi i artistëve Çeloaliaj deklaroi se “ne jemi kundër cenimit arbitrar të kësaj godine, cenohet trashëgimia kulturore, megjithëse Teatri nuk ëhstë konsideruar ndonjëhërë i tillë. Por mbi të gjitha cenohet hapësira publike se bëhet fjalë për të dhënë tokë për të ndërtuar nëj teatër Kombëtar më të vogël”.

Ndrenika: Me Teatrin të veprohet si me Pazaret e Vjetër, të Tiranës apo Korçës, që u restauruan
Në takimin e artistëve me kryebashkiakun Erion Veliaj për çështjen e ruajtjes së godinës së Teatrit, e ka marrë fjalën artisti Robert Ndrenika, i cili propozoi që me Teatrin të veprohej si me Pazaret e Vjetër, të Tiranës apo Korçës, që u restauruan dhe u ruajtën siç ishin. Por Ndrenika u shpreh kategorikisht kundër PPP-ve, sepse siç tregoi, e “kam pësuar edhe vetë prej tyre”, siç tha.

Falemdnerit juve, falemnderit Presidentit të Republikës që bëri një thirrje dje për marrëveshje, për të dëgjuar njeri tjetrin. Kam vuajtur shumë gjatë kësja kohe, kam parë projektin, kam dëgjuar komunitetin, por kam vuajtur për partnerin publik-privat.

Sepse e dhashë shtëpinë tek një partneritet publik-privat dhe kam ndenjur tre vjet gjyqeve. Kam vajtur dhe tejk ish-ministri i Brendshëm Petro Koçi që nuk ma vari vare…Pra kam vuajtur shumë

Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe.Siç ëhstë ai pazari i vjetër, që e ruan atë ….pra, është i dikurshmi po i rregulluar, nuk i vjen më era. Zamira mund të na thotë që është bërë edhe ai pazari i ri i Korçës që më thanë është bërë i shkëlqyer.

Pra, edhe ky uni, që është monument kulture me atë oborrin, pishat…mund të riparohet dhe të dalë i shkëlqyer. Dhe kam bindjen z. Eron se të kanë gënjyer me ato 30 milionë eurot se maksimumi mund të duhen 10 milionë euro.

Kam qënë në kundërshtim dhe me këta djemtë, që thonë trashëgimia kulturore. Se trashëgimi mund të jetë dhe një gur atje tek Varrezat e Dëshmorëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *