Teatër 30 milionë euro? Ndrenika zbulon manipulimin: Qeveria gënjen, maksimumi shkon 10-15 mln €

Shifra prej 30 milion eurosh që kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha si kosto për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar nuk bindi aktorin e madh Robert Ndrenika.

Në tryezën e diskutimit, Ndrenika i tha Veliaj se ata që ja kanë bërë llogaritë e kanë gënjyer.

“Është Monument Kulture dhe oborri, edhe pishat, edhe pishina, mund të riparohet dhe mund të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 milion euro. E kam bindjen zoti Erion se të kanë gënjyer me ato 30 milion eurot pavarësisht se the 4-5 fish, nuk është e vërtetë ajo. Maksimumi mund të shkojë 10-15 milion euro ai Teater qe duan te bejne”.

Faleminderit juve, faleminderit Presidentit të Republikës që bëri një thirrje dje për marrëveshje, për të dëgjuar njeri-tjetrin. Kam vuajtur shumë gjatë kësja kohe, kam parë projektin, kam dëgjuar komunitetin, por kam vuajtur me atë partneritetin publik-privat.


Sepse e dhashë shtëpinë tek një partneritet publik-privat dhe kam ndenjur tre vjet gjyqeve. Kam vajtur dhe tek ish-ministri i Brendshëm Petro Koçi që nuk ma vari fare…Pra kam vuajtur shumë.

Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe të ruhet,, siç është ai pazari i vjetër, që e ruan atë imazhin, pra, është i dikurshmi po i rregulluar, nuk i vjen më era… Zamira mund të na thotë që është bërë edhe ai pazari i ri i Korçës që më thanë është bërë i shkëlqyer.

Pra, edhe ky yni, që është monument kulture me atë oborrin, pishat…mund të riparohet dhe të dalë i shkëlqyer. Dhe kam bindjen z. Eron se të kanë gënjyer për ato 30 milionë eurot që duhen, se maksimumi mund të duhen 10 milionë euro”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *