‘Të nënës dhe të njerkës’/Politika përçan artistët për Teatrin Kombëtar

Në debatin e artistëve sot me kryebashkiakun Erion Veliaj në Tiranë për godinën e Teatrit Kombëtar, janë shfaqur opinione të ndryshme.

Aktori Luftar Paja e ka marrë fjalën duke deklaruar se “është për një Teatër të ri Kombëtar në të gjitha përmasat që i takon një teatri nacionalist shqiptar.”

I respektoj të gjitha mendimet e kolegëve, – tha Paja, – por jam për Teatër të ri Kombëtar me të gjitha përmsat që i takon një teatri nacional shqiptar”. “Por që të kemi këtë teatër mua nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat.

Këto janë të ndara: ka kush përgjigjet për llaçin e tullat, ka kush përgjigjet për betonin. Ne si artistë duhet të bashkojmë forcat për llaçin dhe betonin artistik. Ja e bëmë dhe Teatrin, por a kemi nëj Romeo dhe një Zhuljetë q ëtë demostrojë atje?

Kjo është një çikë e thellë mendoj unë e fillon që nga Universiteti i Arteve, kush jep mësim atje dhe çfarë bëjnë për të ardhur pastaj ëktu tek llaçi e tullat.

Më vjen keq që lokalizohet jo Tirana, jo Korça, jo Shkodra. Teatri Kombëtar e ka emrin Kombëtar dhe aty duhet të vijnë ata jo që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë Teatrin Kombëtar. Ndaj nuk duhet të lokalizohet, se Teatri është i gjithë Shqipërisë. Ndaj të mos ofendojmë njëri-tjetrin por ta respektojmë njeri-tjetrin.

Të mos merremi me ato metro jo aq po kaq aty ka specialistë që duhet të merren me atë punë”.

Në fjalën e Pajës ka ndërhyrë në fund një avokate nga shoqëria civile, të cilën Paja e ka ndërprerë me fjalët: “Nuk ka nevojë për avokat, se jam avokat vetë”.

Reshat Arbana: Kam parë konfliktualitet të shëmtuar mes aktorëve. Nuk na lejohet ne aktorëve të zihemi dhe ti vëmë epitete njëri- tjetrit. Unë kam 27 vjet që kam ikur nga ai teatër, por teatri duhet të mbetet aty. Le tia lëmë teatrit të bëhet përsëmbari. Nuk jam dakord që u dashkan 1 milionë dollarë për ta restauruar. Të mendojnë për këtë punë ata që janë specialistë.

Lërjani territorin e teatrit Tiranës. Salla e teatrit të Shkupit është e mrekullueshme dhe nuk di sa mund të ketë kushtuar. Të behet një teatër i mirë dhe ti lëmë këta njerëz këta aktorë të ushqejnë me emocione popullin, sepse me të thënë të drejtën vuajnë në këtë drejtim.

Jam për teatro që të ngacmojnë në zemër sepse ndodh që vijmë në teatër dhe duam të ikim sa më parë.

Mendoni më hodhë. Bëni një gjë të bukur sepse ato kullat nëse do të bëhen do bien mbi kokat e artistëve.

Robert Ndrenika: Edhe kompleksi ynë me të dyja godinat, edhe me të marangozëve por edhe me oborrin, eshtë Monument Kulture dhe oborri, edhe pishat, edhe pishina, mund të riparohet dhe mund të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 milion euro.E kam bindjen zoti Erion se të kanë gënjyer me ato 30 milion eurot pavarësisht se the 4-5 fish, nuk është e vërtetë ajo. Maksimumi mund të shkojë 10-15 milion euro ai Teater qe duan te bejne.

Ky kompleksi teatror që e quajnë “Dopolavoro” dhe para 15 vitesh kishte vënë dhe atë nipin e Juli Bregasit, edhe ai bërtiste “Dopolavoro”. Bëhet me qëllim kjo “Dopolavoro”, për të zhyer gjithë këtë historinë. Hiqe këtë fjalën”Dopolavoro” dreqi e marrtë, 5 vjet me 70 vjet nuk konvenon.

Mendoj dhe e kam pjekur këtë mendim gjatë kësaj kohe. Kam qenë kundër edhe me këta djemtë. Trashëgimia kulturore mund të ruhet edhe si tek Varrezat e Dëshmorëve, është një gur i bukur dhe një pllakë e shkruar bukur: Thonë këtu deri në vitin kaq ka qenë Varreza e Dëshmorëve, tani është vënë atje.

Por tani më është konsoliduar mendimi që gjithë kompleksi i teatrit është një gjë që mund të ruhet dhe për këtë kam dhe Pazarin e ri të Tiranës dhe Pazarin e Korçës. Në këtë drejtim Kiço Londo është duke shënë një shembull shumë të mirë me Metropolin, që e ka mbajtur, e ka lyer.

Prapë mendoj se Tirana e do një teatër të mirë të ri, që mund të shkojë 100-200 vjet siç e kanë dhe qytete të tjera të Ballkanit dhe e meriton Tirana. Kur tha një djalë këtu që Shkupi ka kaq teatro, pse mos të ketë Tirana 2-3? Mendoj të bëhet ky lloj studimi i këtij kompleksi që është. Zoti kryetar, aeroporti i Rinasit nuk është gjë me para, vetëm me hekura është dhe xhamllëk. Mund të bëhej një përshtatje. Nuk them që duhet mbajtur kjo që është por si kjo, të respektohet ky kompleks ashtu siç u bë dhe njëherë Pazari i Korçës dhe Pazari i Ri.

Erion Veliaj: Për krahasim, i Shkupit ka kushtuar 50 milionë, një qytetit të nivelit të dytë në Norvegji 170 milionë. Nuk jam ekspert teatrosh por ata që janë në arkitekturë teatrore në fakt kemi versionin më ekonomik. Nëse do të ketë një grup negociator që i themi e duam me këtë cilësi, më të lartë, më të ulët, janë parametra që ne mund ti diskutojmë. Kostot e Teatrit mund të jenë shumë më të larta dhe ky i yni hyn tek kostot ekonomike për teatrot e rinj.

Robert Ndrenika: Jam interesuar dhe unë, dhe kjo këtu qendra Toptani maksimumi ka vajtur 500 mijë euro, në kafe rri po pyes njerëz.Këtë maksimum me 9000 metra katrorë që është e shumëzon me trefishin nuk më del më shumë se 15 milion euro.

Erion Veliaj: T’ua lëmë teknikëve të bëjnë këtë pjesën teknike.

Robert Ndrenika: Megjithatë në këtë varfëri që paska ky shtet shqiptar, që vetëm rrugën Tiranë-Tunel e ka paguar katër herë dhe nuk është bërë akoma, shkon më mirë ky propozimi që bëra unë, që e ka filluar dhe Kiço Londo. Të bëhet një kompleks i tëri me pemë, pishina. Që mos të them prapë fjalën “Dopolavoro”. Të bëhet një gjë artistike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *