Rama kundër hapjes së negociatave

I vetmi person që përfiton nga mos-hapja e negociatave është Edi Rama. Sepse Rama nuk e dëshiron hapjen e negociatave të cilat i konsideron një gjyle e rëndë në qafën e tij dhe një pengesë të madhe për të vazhduar të rrisë pasurinë e tij të paligjshme.

Sepse Rama nuk ka punuar asnjë ditë për hapjen e negociatave, që do të ishin një pengesë e madhe për pasurimin e tij të paligjshëm dhe forcimin e pushtetit personal.

Sepse Rama realisht nuk e ka model Bashkimin Europian; ai nuk ka model Merkelin, as Makron, as një lider të botës perëndimore, ai siç ka deklaruar së fundmi adhuron dhe imiton modelin e Erdoganit…

Prandaj Rama lufton që negociatat të mos hapen. Askush nuk duhet ti besojë propagandës, mashtrime dhe gënjeshtrave të Ramës për angazhim apo lobing për hapjen e negociatave.

Rama e bën të gjithë këtë propagandë gjoja pro negociatave që të fajësojë për mos’hapjen e negociatave të gjithë ata që thonë të Vërtetën e Madhe mbi bëmat dhe marrëzitë e tij që janë në fakt arsyet që negociatat mund të mos hapen, pra që akuzojë opozitën shqiptare, dhe armiqtë e jashtëm në parlamentin gjerman, hollandez, danez, belg…

Rama e bën të gjithë këtë propagandë për të justifikuar forcimin e marrëdhënieve me liderë dhe regjime autoritare, gjë që e ka deklaruar me arrogancë dhe në mënyrë delirante: nëse nuk hapen negociatat do të gjejmë partnerë të tjerë…

***

Vetëm opozita ka përfitime nëse hapen negociatat sepse mbi të gjitha rruga dhe beteja për çmontimin e kësaj bande në pushtet do të vështirësohej maksimalisht.

Rama me kapjen e shtetit, me lidhjet me krimin, marrëdhëniet e ngushta me trafikantët e familjet mafioze mund të çmontohet butësisht dhe pa përplasje vetëm duke u vendosur nën monitorim ndërkombëtar që mund të arrihet me hapjen e negociatave.

Për më tepër qeveria Rama nuk garanton më as stabilitet dhe as siguri as për Shqipërinë e as për rajonin, se për demokraci as që nuk është bërë fjalë që në minutën e parë kur Rama e mori pushtetin me 20 deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale e 25 oligarkë dhe kërcënoi opozitën me deklaratën ‘Nuk keni parë gjë akoma!’

Me mos’hapjen e negociatave, sado që Rama do të përpiqet t’ia hedhë fajin të tjerëve, çdo shqiptar do ta ketë e qartë se vendimi i BE është marrë për shkak të keqqeverisjes së Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin e trafikantët.

Askush nuk e beson tezën qesharake dhe mediokre të Ramës se opozita duke artikuluar të Vërtetën apo duke protestuar për të Vërtetën po pengon hapjen e negociatave, aq më tepër që Rama e ka dëgjuar drejtpërdrejtë nga Merkel dhe Makron të Vërtetën që ka përcaktuar tashmë vendimin fatkeq për shqiptarët.

Rama i frikësuar nga drejtimi i gishtit të shqiptarëve vetëm ndaj tij, si përgjegjës për mos’hapjen e negociatave, që për shqiptarët është e barabartë me heqjen e mundësisë për të jetuar e punuar, apo studiuar apo u mjekuar në Europë, po përpiqet me akrobacitë e zakonshme dhe shfaqjet prej klouni të fajësojë opozitën, gjermanët e holandezët, apo edhe deri Zërin e Amerikës.

Frika i është shtuar në ekstrem që për bëmat e tij nuk do të ketë më mundësi të sigurojë heshtjen e partnerëve. Dhe mbi të gjitha po e ndjen se ora e ndëshkimit po afron./syri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *