Plazhet të pasigurta edhe këtë vit, mungesa e kullave të vrojtimit u mori jetën dy të rinjve në Durrës

Mungesa e kullave të vrojtimit dhe rojeve të plazhit në vijën bregdetare të Durrësit u ka marr jetën dy të rinjve, ndërkohë që sezoni turistik veror ka pak ditë që ka startuar.

Mungesa e sigurisë në bregdetin e Durrësit është një fenomen që nuk po gjen zgjidhje dhe po rezulton fatale për jetën e pushuesve, të cilët humbin jetën duke u mbytur në ujarat e Adriatikut.

Indiferenca e autoriteteve lokale dhe atyre qëndrore po shkakton viktima, ndërsa situata është krejtësisht jashtë kontrollit.

Këmbana e alarmit ra sërish mesditën e djeshme, ku një pushues 20-vjeçar nga Durrësi u mbyt në det në plazhin e Currilave. Pushuesit që frekuentojnë plazhin e Durrësit kërkojnë më tepër siguri.

Por përpos ankesave të shumta, autoritetet nuk kanë marr asnjë masë, duke shpërfillur Vendimin e Këshillit të Ministrave mbi masat që duhet të merren në vijën bregdetare. Me vendim të qeverisë, çdo pesë plazhe private (pesë parcela) duhet të kenë kullë vrojtimi të pajisur me roje dhe më të gjitha mjetet e shpëtimit.

Por kjo VKM nuk zbatohet nga operatorët, ndërsa autoritetet lokale në këtë rast nuk marrin asnjë masë për ndërshkimin e tyre. Ligjin e shkelin operatorët turistike, dhe nga ana tjetër vetë institucionet përgjegjëse,të cilat me indiferencën e tyre e shkelin me të dyja këmbët VKM-në.

Gjatë një vëzhgimi në bregdetin e Durrësit konstatohet fare kollaj mungesa e kullave të vrojtimit. Brenda pak diteve janë rregjistruar dy raste te mbytjes në det.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *