Moti i keq në Vlorë, rrezikohet veliera me 3 persona në bord

Pasditen e sotme vendi është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu. Në qytetin e Vlorës është rrezikuar një veliere, në bordin e së cilës ndodhen tre persona.

Në operacionin e shpëtimit ka qenë policia kufitare dhe kapiteneria e Portit të Vlorës.

Si pasojë e motit të keq, në Vlorë janë rritur dallgët e detit, ndërsa ka pasur edhe erë të fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *