“Nuk duhet te harrojme se kryeministri Edi Rama e ka për zakon të prodhojë lajm dhe deklaratat e tij janë gjithnjë provokuese, edhe në këtë rast janë provokuese”.
Keshtu tha sot historiani Paskal Milo, i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur; me gazetaren Eni Vasili, teksa ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për presidentin turk Erdogan bërë në një intervistë për prestigjozen turke ‘Anadolu Agency AA’.
“Rama e ka më tepër për vendosmërine e tij për ti shkuar punëve deri në fund dhe kërkon indirekt t’i japë edhe nje mesazh Evropes e cila shpesh i ka dhënë fjalën për të hapur negociatat me Shqipërinë, në bisedime, Rama është ankuar disa herë e ka bërë edhe deklarata në adresë të BE që po qe se nuk na hapini dritën jeshile ne do shikojmë mundësi të tjera orientimi. Në stilin e tij të njohur me këtë vlerësim që i bën Erdoganit si njeri i fortë, që e mban fjalën, i jep mesazh Evropës”.
“Deklaratat e Ramës janë tejet provokuese. Ai është jashtë kornize, nuk mund ta klasifikosh si një politikan apo udhëheqës, ai është atipik. Kjo është një lëvizje taktike në shahun politik të Ramës. Ajo çka unë mund të kemi si vrejtje është që Turqia duke pas vendin e vet në këtë terren duhet të kemi kujdes që mos të ngatërrojmë gjeostrategjinë, gjeopolitikën mes dy vendeve”.
Për Anadolu Agency Rama tha:
“Në politikë nuk ngelet gjë pa u komentuar dhe nëse merresh me politikë duhet të jesh i përgatitur që të gjendesh edhe përballë komentesh apo akuzash të cilat bazohen tek axhendet e atyre që komentojnë dhe akuzojnë, dhe jo te e vërteta.
Marrëdhënia ime me presidentin (Erdoğan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.
Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo”.