Meta sqaron takimin me Ramën: Ja pse e prita në zyrë

Presidenti i Republikës Ilir Meta tregon se çfarë është diskutuar me kryeministrin Edi Rama pasditen e djeshme. Negociatat me Greqinë por dhe çelja e negociatave me BE-në, sipas tij, kanë qenë temat kryesore të takimit të djeshëm.

Meta shprehu dhe kënaqësinë e tij për konfirmimin  në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ndërsa bëri apel për përshpejtim të procesit të rivlerësimit me qëllim që Gjykata Kushtetuese të kthehet sa më shpejt në functional.

“Dua të shpreh kënaqsësinë për konfirmimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të zotit Bashkim Dedja. Jam i bindur se është mëse i merituar

Dua të nënvizoj rëndësinë e përfundimit nga institucionet e rivlerësimit kalimtar të të gjitha procedurave për të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që janë shqyrtuar në shkallën e parë dhe ende nuk janë marrë në shqyrtim nga Apeli.

Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të përgjegjshme për ti dalë për zot kushtetutës cdhe kushtetuteshmërisë së akteve ligjore
Po kështu Këshillimi i Emërimeve në drejtësi të funksionojë sa më shpejt për të vlerësuar kandidaturat”
, tha Meta, në një prononcim për gazetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *