Masa të rrepta, në Rusi policia ka të drejtën të qëllojë me snajper

Janë shumë të rrepta masat e sigurisë që janë marr nga shteti organizator i botërorit, Rusia. Asnjë qytetar që e ka banesën në apartamentet pranë “Central Stadium”. Të gjithë banorët nuk do të lejohen të dalin në ballkonet e tyre, të shohin me dylbi apo të hapin dritaret gjatë ndeshjes përndryshe policia do ti godasë me snajper.

Një qytetar deklaroi për “Moscow Times” se: “Policia erdhi në banesat tona dhe na paralajmëroi që nëse ne dalim në ballkone, shikojmë nga dritaret apo përdorim dylbitë do të goditemi nga snajperat.”

Nëpër tarracat e pallateve përreth janë vendosur snajperat të cilët do të garantojnë sigurinë për personalitet dhe tifozët që do të ndodhen në stadium. Një gardh prej 3 metrash është ngritur gjithashtu nga policia për të ndarë pallatet nga stadiumi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *