Lufta Paja pro shembjes së Teatrit, pedagogia e ‘thumbon’: Deri para pak ditësh qaje për…

Në vijim të debatit mes artistëve të Teatrit Kombëtar dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Herë pas here debati tensionohej dhe mes vetë artistëve, të cilët kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me atë që do ndodhë me Teatrin.

Në një moment pedagogia Taulanta Jaupi ka ironizuar me aktorin Luftar Paja, i cili u shpreh për prishjen e menjëhershme të godinës së Teatrit.

“Më vjen mirë që sot mes nesh kemi dhe zotin Paja që deri pak ditë më parë qante për ilaçet”, duke i kujtuar kështu aktorit ndodhinë e pak ditëve më parë.

Deri para pak ditësh Luftar Paja u ankua në media se nuk kishte mundësi që të blinte ilaçet, po siç duket zgjidhja e dhënë nga ministrja Manastirlliu e ka kënaqur artistin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *