Kërcënoi ish të dashurën e mitur, arrestohet 28 vjeçari (EMRI)

Në gusht të vitit të kaluar 28-vjeçari Kleanthi Todri u kallëzua nga nëna e një vajze të mitur se e kërcënonte duke i kërkuar 2 mijë euro.

Ai kishte pasur një raport të shkurtër, dhe për shkak të prishjes së këtij raporti nga e reja, Todri e kërcënonte me mesazhe duke i kërkuar shumën e parave.

Pas gjykimit në shkallën e parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, Todri u dënua me 7 muaj e tre ditë burg “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai ishte shpallur në kërkim, dhe u ndalua këtë të mërkurë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin: -Kleanthi Todri, 28 vjeç, banues në Gradishtë, Divjakë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 7 muaj e 3 ditë burg, për veprën penale “Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *