Italia mungon në “Rusi 2018”, ja për kë do bëjnë tifo italianët në Botëror

Futbolli italian është nga më të bukurit në botë dhe italianët janë jo vetëm sportiv por dhe tifozë të zjarrtë. Sot nis Kampionati Botëror i futbollit “Rusia 2018” por është dhe një ditë “e trishtuar” për italianët.

Kombëtarja italiane me një histori të suksesshme në kampionatet botërore të futbollit ka mbetur jashtë garës, duke u eleminuar më 13 nëntor 2017 nga kombëtarja suedeze.

Miliona tifozë italianë të cilët kishin ëndërruar të udhëtonin në Rusi për të mbështtur azurrët do të jenë spektatorë asnjanës të kësaj gare botërore.

Por siç thotë dramaturgu irlandez George Beernard Shoë “futbolli është dhe arti i cili përmbledh historinë universale në 90 minuta” e miliona italianë që adhurojnë futbollin kanë zgjedhur të jenë tifoz të tjetër skuadër që i ngjan shumë apo i kujton fubollin italian.

Mediat italiane përcjellin sot informacionin se një nga skuadrat e preferuara nga sportdashësit italianë në Rusia 2018 është Argjentina.

Janë 5 lojtarë të kombëtares argjentinase të cilët janë njëkohësisht idhuj në skuadrat e kampionatit të serias A të futbollit italian.

Dybala e Higuain i Juventusit, Biglia i Milanit, Fazio i Romës, Ansaldi i Torinos kanë bërë për vetet zemra e mijëra tifozave italiane të cilët bashkohen sot për të mbështetur Argjentinën.

Por kush e njeh mirë historinë e popullit italian, një tjetër arsye që italianët bëjnë tifo për skuadrën e Argjentinës është se në këtë vend jeton një komunitet i mjaft i madh i emigrantëve italianë dhe argjentinasit me origjinë italiane përbëjnë grupin më të madh etnik në Argjentinë.

Pa harruar dhe se sulmi Messi-Aguero-Higuain-Dybala konsiderohet më eskplozivi i këtij botërori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *