Hakmarrja e femrës/Zhvesh të dashurën e burrit në mes të rrugës, e lyen me salcë peshku e spec djegës (FOTO)

Një grua xheloze ka zhveshur në mes të rrugës një tjetër femër, sepse mendonte se ishte e dashura e burrit të saj. Pasi e zhveshi gruaja e lyu 30-vjeçaren me salcë peshku dhe spec djegës pluhur. Giang Jun po punonte në parukerinë e saj në Thanh Hoa, Vietnam kur gruaja e zemëruar e sulmoi duke e akuzuar se kishte marrëdhënie me bashkëshortin e saj.

Gruaja raportohet se e kapi Giang nga flokët dhe e nxorri jashtë në rrugë përpara se ti shqyente rrobat e ta lyente me salcë peshku. Më pas trupin e zhveshur të Jun e lyu me pluhur speci djegës.

Policia po heton ngjarjen. Sipas dëshmitarëve gruaja kishte qenë e martuar për 10 vite por pronarja e kozmetikës ia kishte shkatërruar martesën. Viktima nuk tregoi rezistencë gjatë dhunës së ushtruar ndaj saj dhe u shtrua në spital për shkak të djegieve të shumta të shkaktuara nga speci djegës.

Policia tha se vajza e dhunuar është identifikuar dhe po inkurajohet për të ngritur padi, megjithëse ka frikë nga pasojat. Zyrtarët thanë se sulmuesja mund të akuzohet për poshtërimin e një personi tjetër, duke i shkaktuar qëllimisht lëndime dhe si edhe prishjen e qetësisë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *