E përplasi makina, humb jetën në spital

Ka ndërruar jetë këmbësori Andrea Prifti, 55-vjeç, banues në Moravë, i cili u përplas nga shtetasi N.S, banues në Kuçovë duke drejtuar mjetin tip Benz. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Berat-Urë Vajgurore, pranë vendit të quajtur Moravë.

A.P. u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, por nuik mundi që tu shpëtojë plagëve të marra.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë  Berat drejtuesi i mjetit, shtetasi N.S. dhe po kryhen veprimet proçeduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *