Altin Basha-Veliajt: Thoni se kurseni para, ju po i dhuroni privatit tokë publike

Regjisori Altin Basha ka marrë pjesë në dëgjesën e organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Basha është kundër prishjes së teatrit dhe aplikimit të skemës së PPP-vë, me anë të së cilës një kompani private do të marrë truallin publik, ku do të ndërtojë kulla, në këmbim të parave pë teatrin.

 

“Të marrim në konsideratë idenë e rikonstruksionit të këtij teatri. Ju thoni se keni raporte, por ato raporte janë nga institucionet e shtetit dhe nëse ju thoni se do ta prishim, ato raporte ashtu do të jenë.

Unë mendoj se ky teatër mund të rikonstruktohet. Mendoj se nuk ka arkitekt që të çohet dhe të thotë duhet ta shëmbim këtë sepse ky nuk bën. Globusi (teatri në Londër), u ndërtua nga zero, nuk ekzistonte fare. U rindërtuar me teknologjinë që ka qenë kur ka qenë funksional teatri. E ka ndërtuar një amerikan nuk e ndërtuan dot anglezët.”

Basha u shpreh se teatri aktual është funksional dhe se aty vazhdojnë të bëhen shfaqje pavarësisht defekteve.

“Teatri është funksional, në teatër po bëhen shfaqje. I dimë të gjtihë defektet e teatrit kombëtar, e dimë që nuk ka xhepa, e dimë që nuk janë përdorur dhomat e aktorëve, e dimë që nuk ka dushe, por edhe Globus-i nuk ka backstage, një regjisor do të donte të përfundonte në National Theatre por Globus-i mbetet ai që është.

Ka një kontradiktë në atë që thoni. Thoni nuk kemi para dhe do ti marrim tek privati, por edhe privatin do ta paguajmë me një pronë publike, pra do të paguhet me një vlerë ajo.”

Altin Basha e sheh aplikim e skemës së PPP-së si problematike dhe që krijon një klimë mosbesimi në komunitetin e artistëve dhe më gjerë.

“Ne si komunitet kemi një paragjykim për problemin e PPP-së. U nis të ndërtohej kinema Republika, zoti Rama ka qenë kryetar bashkie. Cfarë ka në vend të kinema Republikës sot? Ka një kullë. U tha që do të ndërtohet kinema në atë kullë, nuk u bë kurrë. Kinema 17 nëntori, cfare ka sot aty? Një kullë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *