Shembja e Teatrit, Robert Ndrenika: Këtu do të nisë lufta, kryeministri po vjedh/VIDEO

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka deklaruar sot se për Teatrin Kombëtar sot nis lufta.

Duke folur në takimin me komisionin e Medias, Ndrenika është shprehur se, me shembjen e Teatrit Kombëtar po vjedh kryeministri, po vjedh ministresh, po vjedhin të gjithë.

Fjala e aktorit të mirënjohur, Robert Ndrenika:

Mirë se iu gjetëm. Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni, do të doja të ishte pala tjetër këtu, deputetët e PS. Bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por… nuk e kuptoj këtë gjë. Erdha me mendjen që të hyja në debat të arsyetoja me ata, nuk di se cfarë të them. Di t’u them që, PPP në këtë rast me teatrin, është shqeto vjedhje, grabitje dhe për këtë le të analizojnë të tërë, ka 20 vite që ka filluar kjo histori, pa pyetur aktorët. Arbitraritet.

Me keqardhje, por këtu fillon lufta, nuk na dëgjon kush, na përbuzin, na braktisin. Jo vetëm neve, por edhe juve po u poshtërojnë. Kjo është grabitje me veprim. Ka 20 vite kjo tentativë për grabitje. Ajo tokë vërtetë quhet e shtetit, por është e komunitetit teatror, por të vijë një fusha, male apo kodra, këtu më vete mendja se duan të vjedhin të gjithë. Më falni për tonin, por këto i kam nga mendja dhe nga shpirti. Gjatë këtyre 20 viteve si nuk u tha njëherë, që teatrin duhet ta bëjë shteti. Privati le të shkojë te Kodra e Priftit që të bëjë një teatër. Edhe shqiptarëve të Maqedonisë ua ka bërë shteti. Ne planin francez, që u paraqit para disa vitesh, nuk ekziston fare teatri, por disa kulla.

Rama nuk të përfill, ka një mendje të tij. Unë kam thënë, ç’thotë Meta. Presidenti më thirri në takim, me kryetarin e Kuvendi po ashtu. Këto janë përpjekjet. Unë nuk mund të shkoj te shtëpia e Metës, ti them më tako me…

Mesazh për Ramën? Mua më bie era grabitje. Ai studion e të atit e mori. Jo pronë shtetërore ta marrë fusha atje. Unë nuk mund të shkojë të trokas. Ajo ministresha nja dy herë që i kërkoj takime. Në kemi 20 e ca vite që përdoremi në TV shqiptare. Edhe kur duan të bëjnë ndonjë shaka, këta vendosin fytyrën time, a kam të drejtë të marr ndonjë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *