‘Shell’ zbulon rezerva gjigante nafte dhe gazi me cilësi të lartë në këtë zonë të Shqipërisë

Tashmë është thuajse e konfirmuar se kompania amerikane Shell ka arritur të zbulojë rezerva të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri.

Lajmin e ka përsëritur disa herë kryeministri Edi Rama gjatë konferencave të tij për media. Edhe sot, pas mbledhjes së qeverisë në Durrës, Rama tha se pritet vetëm konfirmimi për këtë zbulim që do të ishte “një prespektivë e jashtëzakonshme për ekonominë shqiptare”.

“Një tjetër vendim i rëndësishëm është aprovimi për kërkimin e hidrokarbureve në “Bllokun 4” nga kompania e madhe “Shell”, marrë parasysh edhe fakti që presim në vjeshtë konfirmimin për zbulimin e një sasie të madhe gazi dhe nafte të lehtë, që do të ishte edhe një perspektivë e jashtëzakonshme për ekonominë e vendit në dekadën e ardhshme”, u shpreh kryeministri Rama.

Por kush janë banorët fatlumë që do të shndërrohen në milionerë pas zbulimit të hidrokarbureve me cilësi të lartë në tokat e tyre?

Bëhet fjalë për zonën e Shpiragut në Berat. Më konkretisht në puset Shpirag-1 dhe Shpirag-2, që ndodhen pranë fshatrave Molisht dhe Mbreshtan të Beratit, raporton Newsbomb.al.

Shell ka deklaruar se në pusin Shipragu-2 janë bërë zbulime të reja rreth 4 muaj më parë, ndërsa parashikohet që plot 72 milion dollarë të investohen për shpimin e pusit të ri Shpiragu-4, që do të jetë edhe më i thelli në vend.

Miliona dollarë do të investohen në këtë zonë për ndërtimin e infrastukturës ndërsa banorëve duket se u ka rënë “bingo” me këtë zbulim të madh pasi do përfitojnë si nga qiraja e tokave por edhe nga investimet dhe punësimet që do të çelen aty.

Sakaq gjiganti amerikan Shell, ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë shqiptare për kërkime në “Bllokun 4” që ndodhet në juglindje të vendit, deri në kufi me Greqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *