SHÇBA: Asnjë përgjegjësi penale e punonjësve të Policisë për ngjarjen në “Don Bosko”

Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi veriãkimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 8 Qershor 2018, në rrugën “Don Bosko”.

Xhafer Mata vrau me armë zjarri 19-vjeçare Xhuljeta Çuni, e më pas veten.

SHÇBA njofton se kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kqryrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj. Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja Xhuljeta Çuni, për përndjekje.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë rregjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin. Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore. Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga Xhuljeta Çuni, pas kallëzimit të datës 07.05.2018.

Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *